Nesër luan Kosova dhe Shqipëria, ja oraret e ndeshjeve

Dita e shtunë do të jetë ditë futbolli për gjithë shqiptarët.

Sport

11/11/2016 21:49

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja Shqiptare, nesër zhvillojnë ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Në kuadër të grupit ‘I’, duke filluar nga ora 18:00, Përfaqësuesja e Kosovës në Antalya përballet me Turqinë, shkruan lajmi.net.

Ndërsa nga ora 20:45, në ‘Elbasan Arena’ Kombëtarja Shqiptare pret Izraelin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.