Nesër koncert madhështor në Tiranë, mblidhen 4 divat në një vend

Nesër mbahet koncerti madhështor.

ShowBiz

15/05/2018 10:54

Tash e sa kohë kanë filluar përgatitjet për recitalin live që do mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Koncerti është quajtur “Divat”, ngase në të do performojnë artistet më të famshme dhe më të suksesshme shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima.

Mbrëmja muzikore do jetë e gjitha live, me miksimin e hiteve më të njohura nga artistet në fjalë, në të cilat do ketë shumë surpriza.

I gjithë ky koncert është në shoqërimin e orkestrës simfonike dhe nën drejtimin e Elton Dedës.

Presim se çfarë do sjellin nesër divat shqiptare. /Lajmi.net/