Nesër hyn në fuqi vendimi për shpërbërjen e Kuvendit

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë që pritet të hyjë në fuqi të martën në mesnatë mund të anulohet vetëm nëse caktohet një seancë e jashtëzakonshme, me kërkesë të një numri të caktuar të deputetëve apo të kryeministrit.

Lajme

22/02/2016 20:09

Kështu vlerëson ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov duke komentuar aspektet juridike të gjendjes së krijuar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nëse duan që të mos e shpërndajnë parlamentin, atëherë të gjithë këto deputetë, qeveria e përkohshme ose deputetët pasi janë pranuar vlerësimet e bashkësisë ndërkombëtare duhet urgjentisht të propozojnë seancë të jashtëzakonshme të kuvendit me propozime për ndryshimet e ligjit që rregullon datën e zgjedhjeve për në 24 prill dhe vendimi të dal nga fuqia. Unë nuk besoj se është reale tani të merren vesh për ndonjë datë të re, thjeshtë është e pamundur dhe është e rrezikshme sepse nuk dihet si do të vijojë ky detyrim që e sugjeruan bashkësia ndërkombëtare”, deklaroi Stojan Andov, ish kryetar i parlamentit.

Sipas ish kreut të Kuvendit nëse një seancë e tillë nuk mbahen atëherë vendimi për shpërbërjen e Kuvendit zyrtarizohet të martën në mesnatë dhe më pas kryetari i Kuvendit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, që në këtë rast i bie që ajo të jetë më 24 prill.

“Nëse shpërbëhet, atëherë të mërkurën direkt duhet të nënshkruhen zgjedhjet e reja. Kryetari i parlamentit do të jetë i detyruar t’i dërgojë letër Komisionit Shtetëror Zgjedhor se caktohen zgjedhje të reja dhe pas kësaj të gjithë punën e merr KSHZ-ja”, theksoi Stojan Andov, ish kryetar i parlamentit.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit ishte miratuar më 18 janar, por vetëm me votat e partive në pushtet. Vendimi ishte paraparë të hyjë në fuqi më 24 shkurt apo 60 ditë para datës së caktuara për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Alsat-M/