Nesër gjykimi i të akuzuarës që vuri në lajthitje Komunën e Drenasit

Zejnepe Buzhala do të paraqitet nesër në Gjykatë Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë për legalizim të përmbajtjes së rremë.

Lajme

22/04/2018 23:53

Buzhala akuzohet se vuri në lajthitje Komunën e Drenasit për një dokument që do t’i shërbente për një çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, Buzhala më 2 shtator të vitit 2012 ka vënë në lajthim organin kompetent të Komunës së Drenasit që në regjistër të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore në atë mënyrë që ka vërtetuar kontratat mbi shfrytëzimin e banesës, ku në paragrafin e parë të kësaj kontrate nuk ekziston fjalia “Të Perk”, e cila ekziston në kontratën e marrë nga zyrtari i Komunës së Drenasit.

Me këtë, Prokuroria e ngarkon me veprën penale legalizimi i përmbajtje së rremë.

Në bazë të aktakuzës, Buzhala në deklaratën e saj në polici ka shfrytëzuar të drejtën e mbrojtjes në heshtje.