Nesër fillon Testi i Maturës, ky është orari sipas regjioneve të Kosovës

Maturantët kosovarë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës në dy pjesë.

Lajme

27/05/2018 15:02

Por, kësaj radhe Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por datat janë ndarë sipas regjioneve.

Pjesa e parë e testit të maturës 2018 do të mbahet në fund të majit, ndërsa e dyta në fillim të qershorit.

Pjesa I e afatit të parë:

Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 29 maj mbahet në regjionin e Prishtinës.

Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

Pjesa II e afatit të parë:

Më 5 qershor nis mbajtja e pjesës së dytë të testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 6 qershor mbahet në regjionin e Prishtinës.

Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.