Nesër fillon Superliga – gjithçka që duhet të dini

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të filloj në këtë fundjavë. Dy ndeshje do të luhen të shtunën, kurse të dielën është në program vetëm një ndeshje, derisa dueli në mes Z Mobile Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet më vonë.

Sport

21/09/2018 18:55

Superliga këtë sezon ka disa veçori që kanë bërë që për basketboll dhe cilësinë e kësaj lige të flitet shumë para fillimit të saj.

Lajmi më i madh pa dyshim është përjashtimi nga garat i KB Pejës, gjegjësisht mos licencimi i këtij klubi nga ana e FBK-së për shkak të borxheve që Peja kishte ndaj FIBA-s, FBK-së hde lojtarëve të saj nga sezonet e kaluara.

Me heqjen e një nga klubeve të mëdha në Kosovë edhe në herë është dëshmuar se sa është i luhatshëm tregu i basketbollit tek ne dhe sa është punë e vështirë të mbahet një klub ambicioz, njëkohëshst është hapur mundësia për KB Borean, që të “kthehet” në elitë pasi pagoi wild cardin, duke mbushur vendin vakant.

Përderisa me mungesën e Pejës, liga mund të jetë më e varfër për klube me reputacion dhe vazhdim të rivalitetit me traditë, në ligë sivjet do të debutojnë dy klube, që tregojnë se në basketboll megjithatë gjërat po lëvizin.

Insporti raporton se të shtunën me fillim nga ora 15:00 Lipjani e pret Ponte Prizrenin, ndërsa takimi do të luhet në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.

Pikërisht në duelin e debutantëve, do të shihet se a janë të gatshme, ekipet më të mira të Ligës së Parë nga sezoni i kaluar që të bëjnë tranzicionin në elitë, që megjithatë është hap shumë i madh në Kosovë, meqë dallimi në cilësi ndërmjet rangjeve të garave është i madh.

Ndërkaq të dielën do të zhvillohet derbi i xhiros së parë, ku Bashkimi është nikoqir i Golden Eagle Yllit, takim ky që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 17:00.

Kampioni i Kosovës, sivjet me kryesi të re, që pjesërisht ka trashëguar probleme të vjetra, në ndeshjen e Superkupës, u pa se është larg Z Mobile Prishtinës për nga cilësia, por sezoni është një maratonë dhe jo një garë sprinti, kështu që përforcimet dhe rikthimet janë të mundshme.

Në anën tjetër Golden Eagle Ylli, viteve të fundit në saje të stabilitetit në sponsorim dhe publikut besnik është shndërruar në një klub shumë stabil në Superligë dhe sivjet me Arben Krasniqin në krye, nuk ka arsye që të mos kërkojë sukses që nga xhiroja e parë.

Z Mobile Prishtina po kërkon plasman në Ligën e Kampionëve dhe është krejt te pritshme që do të jetë dominuese në raport me ekipet tjera në vend, së paku derisa merr pjesë në garat evropiane dhe i mban lojtarët e huaj.

Mirëpo, të gjitha ekipet e elitës së basketbollistë kosovarë janë përforcuar si me lojtarë vendor, ashtu edhe me ata të huaj, andaj pritet që konkurrenca në këtë edicion të jetë dukshëm më e fortë se ajo e një viti më parë.

KB BASHKIMI:

Gazzali Makasqi, Alex Gorski, Elvan Iljazi, Ujkan Karanezi, Drin Rexha, Rinor Peci dhe Mike James.

KB Z MOBILE PRISHTINA:

Demarrio Mayfield, Kyan Anderson, Fahro Alihodzic, AJ Davis, Denis Krestenin, Dardan Berisha, Altin Morina, Mikaile Tmusic, Mërgim Jakupi, Rilild Krasniqi, Meriton Ismaili, Vali Kastrati, Divine Myles dhe Khalid Boukichou.

KB RAHOVECI:

Rron Grapci, Rron Ukaj, Arion Balluku, Deshawn Jeffrey, Amir Madreed, James Stanback, Fred Richardson, Atik Koshi.

KB YLLI:

Ardit Pepaj, Jones Lee III, Romelo Banks, Terrell Everett, Chris J Martin.

KB TREPCA:

Dwayne Miner, Desmond Gattis, Mark Dorris, Matt Cushran.

KB BOREA:

Beq Kovaqi, Ilir Shala, Robert Lee Myles III, Albin Berisha, Aron Laja, Hamza Sylqa, Mirza Muriq, Tyler Tucker, Blendi Kadusha, Drin Gashi.

KB LIPJANI:

Musab Mala, Stacey Lawrence, Kevin Philips, Justin J Pennington.

KB PONTE PRIZREN:

Chris Brandon, Elliott Cole, Jaquan Smith, Blendi Matoshi, Urim Zenelaj, Yll Gashi, Edmond Kryeziu.

Terminet e ndeshjeve dhe gjyqtarët:

Xhiroja I 22/23.09.2018 (shtune/diele)

E shtune ora 15:00, Ferizaj
Lipjani – Ponte Prizreni
Gjyqtari kryesor: Artan Gashi
Gjyqtari1: Ngadhnjim Shabani
Gjyqtari2:Astrit Kasapolli
Vëzhguesi: Azem Hoxhaj

E shtune ora 15:00, Gjakovë
Borea – Rahoveci
Gjyqtari kryesor:Burim Berisha
Gjyqtari1: Amar Djekovic
Gjyqtari2: Arian Thaçi
Vëzhguesi: Muhamed Ahma

E diele ora 17:00,
Bashkimi- Golden Eagle Ylli
Gjyqtari kryesor:Daut Mehmeti
Gjyqtari1:Elldin Uglari
Gjyqtari2:Atdhe Goqaj
Vëzhguesi:Hajradin Zeka

Z Mobile Prishtina – Trepça ( Termini ndeshjes do te publikohet me kohë)