Nesër fillon regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se që nga nesër fillon regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

25/07/2017 16:39

“Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VI, do të bëhet më 26, 27 dhe 28 korrik 2017”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Regjistrimi i deputetëve bëhet në hollin e Kuvendit, duke filluar në orën 10:00./Lajmi.net/