Nesër fillon greva në orët e para në shkollat e Podujevës

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Komunën e Podujevës, Fadil Halimi apelon te të gjithë nxënësit që nesër të mos i ndjekin mësimet në orën e parë.

Lajme

13/02/2018 16:25

Në një mbledhje të mbajtur nga përfaqësuesit e Sindikatës në shkollën ‘Enver Maloku’, apelojnë që nesër të bojkotohen ora e parë e mësimit. Kryetari i kësaj sindikate tha se mos realizmi i premtimeve ka bërë që nesër të fillohet me grevë.

“Kjo mbledhje është thirrur sot lidhur me grevën që do të fillojë nesër nga ora e parë në të dyja ndërrimet. Qëllimi i kësaj mbledhjeje, është që Qeveria ti mbaj premtimet e dhëna lidhur me projektligjin për benefitet e mësimdhënësve që kanë punuar në vitet e 90-ta.” tha ai

Tutje Halimi tha ‘se na presim që kjo Qeveri me reflektu dhe me dërgu në Parlament ligjin’.

“Pra, ky projektligj i përgatitur tash e disa vite,ende ka mbetur në sirtar të Qeverisë aktuale dhe na presim që kjo Qeveri me reflektu dhe me dërgu në Parlament ligjin tashmë të përgatitur nga Ministritë përkatëse në bashkëpunim me SBASHK-un. Pra, ky ligj parasheh njohjen, kontributin që kanë dhanë arsimtarët në vitet e 90-ta, që kanë punuar në kushte shumë të vështira të një okupimi klasik siç e dimë të gjithë” tha Halimi.

E, nëse nuk përmbushen këto kërkesa, Halimi tha se të menjëhershme do të jetë greva me dy orëshe, e pastaj edhe në grevë të përgjithshme.

“Nëse nuk përmbushen këto kërkesa n menjëherë do të vazhdojmë grevën dy orëshe javën tjetër, pastaj do të ndërmarrin hapa të tjerë në grevë të përgjithshme nga e cila do të mbajë përgjegjësin Qeveria e Kosovës, pasi që ne jemi të detyruar të shkojmë në një grevë të përgjithshme nëse Qeveria nuk reflekton” përfundoi Halimi.

Kujtojmë se më herët përmes një komunikate për medie, SBASHKU ka apeluar tek të gjithë nxënësit në Kosovë, të mos shkojnë në shkollë orën e parë, në të dyja ndërrimet /Llapi.info