Nesër fillojnë punimet për ndërtimin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”

Nesër (e diel, 15 prill 2018), Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

Lajme

14/04/2018 16:41

Ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, me fillim nga ora 11:30.