Nesër do të ketë një vizitë të rëndësishme në Federatën e Futbollit të Kosovës.
FFK-në do ta vizitojë ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, përcjellë “lajmi.net”.
“Nesër më 24 shkurt, FFK-në do ta vizitojë ish presidenti i fundit i ish RSFJ dhe ish presidenti kroat një mik i madh dhe mbështetës i Kosovës z. Stipe Mesiç. Presidenti i i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtor do ta presë z. Stipe Mesiç në orën 11.00”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Lajmi.net/