Nesër do të kuptohet lista e filmave të nominuar për Oscar

Vitin e kaluar këto ethe i ka përjetuar edhe populli shqiptar, pasi që, për herë të parë në historinë e kinematografisë shqiptare ka arritë të nominohet një film shqiptar, përkatësisht ai nga Kosova, ku filmi “Shok”, ishte nominuar në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtë

Fun

24/01/2017 01:05

Të martën do të bëhet e ditur lista e nominimeve për filmave që do të garojnë për Oscar, ceremoni kjo që do të mbahet më 26 shkurt në Hollivud, shkruan KultPlus.

Të gjithë i kanë sytë në filmin “La La Land”, megjithatë nesër do të kuptohen të gjitha nominimet për filmat që do të garojnë për këto cmime prestigjioz. Oscar do të ndahet në 24 kategori, në mesin e të cilëve për filmin më të mirë, regjia më e mirë, roli më i mirë mashkull/ femër, rolet dytësore, skenari më i mirë, për filmin më të mirë në gjuhë të huaj dhe kategori të tjera.

Vitin e kaluar këto ethe i ka përjetuar edhe populli shqiptar, pasi që, për herë të parë në historinë e kinematografisë shqiptare ka arritë të nominohet një film shqiptar, përkatësisht ai nga Kosova, ku filmi “Shok”, ishte nominuar në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtë.