Nesër dita e shëndetit oral, ‘lepurushi’ shpërndanë pastë dhëmbësh nëpër Prishtinë (Video)

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”, ditën e diel, me datën 20 mars, nga ora 11:00-13:00, shënon Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral.

Lajme

19/03/2016 18:56

Kjo ditë shënohet në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës), raporton lajmi.net

Me këtë rast, ambasadorët dhe lepurushi i projektit do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve me pastë për fëmijët dhe qytetarët e tjerë që lëvizin përgjatë sheshit “Zahir Pajaziti”.

Po ashtu, në amfitetatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” do të këndohet edhe kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” nga qindra fëmijë që do të jenë pjesë e realizimit të projektit, raporton lajmi.net

Po ashtu, do të ketë edhe këngë tjera nga fëmijë e nxënës që janë pjesë aktive e skenës muzikore. / Lajmi.net

Në vazhdim, mund ta gjeni këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” :

YouTube player