Nesër demarkacioni në Kuvend

Projektligji i miratuar javën e kaluar nga qeveria ka ardhur në Kuvend ndërsa shqyrtimi i tij nga komisioni nesër do t’i hapë rrugë diskutimit dhe votimit të tij në seancë të Kuvendit që pritet të mbahet gjatë kësaj jave apo javës së ardhshme.

Lajme

08/08/2016 14:52

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, në mbledhjen e nesërme, do ta kenë para vetes projektligjit për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Projektligji i miratuar javën e kaluar nga qeveria ka ardhur në Kuvend ndërsa shqyrtimi i tij nga komisioni nesër do t’i hapë rrugë diskutimit dhe votimit të tij në seancë të Kuvendit që pritet të mbahet gjatë kësaj jave apo javës së ardhshme.

Pavarësisht se kjo marrëveshje ka shkaktuar bllokadë dhe trazira në Kuvend dhe jashtë tij, kjo do të jetë hera e parë që Kuvendi do të diskutojë zyrtarisht për demarkacionin 11 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes nga qeveritë e dy vendeve./kallxo.com