Nesër, 8 orë pa furnizim me ujë disa zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e rrugës “ Luan Haradinaj “ , konsumatorët e lagjes” Pejton”,”Dardania”, “Lakrishte”,”Kalabria” se, gjatë ditës së nesërme, 23 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Lajme

22/06/2018 17:48

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU”Prishtina” sh.a., puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Me këtë rast, përveq zonave të lartëcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit./Lajmi.net/