Nëse zgjoheni herët keni një varg përfitimesh shëndetësore

Siç thuhet, "Kush zgjohet herët është i shëndetshëm, i pasur dhe i mençur". Tani edhe shkenca e ka vërtetuar këtë gjë ngase personat që zgjohen herët janë në humor më të mirë, me më shumë energji dhe me performancë më të mirë.

Lifestyle

23/06/2016 00:42

Nëse zgjoheni herët ju keni një varg përfitimesh, disa prej tyre janë të shënuara më poshtë:

1. Të paturit mëngjes të mirë:

Shumë njerëz mëngjes hanë vonë, kjo ngase ata kanë fjetur shumë në mëngjes. Por, të hash mëngjes herët është çelësi i një dite të mirë me plot energji dhe produktivitet.

2. Rritja e produktivitetit tuaj:

Personat që zgjohen herët kanë më shumë kohë të fitojnë energjinë dhe koncentrimin e duhur për të pasur një ditë shumë produktive.

3. I bën mirë shëndetit tuaj mendor:

Zgjimi herët i bën njerëzit t’i marrin gjërat më me qetësi ngase kanë më shumë kohë për to dhe kjo zvoglon mundësinë e stresit. Njerëzit që zgjohen herët sipas hulumtimeve kanë humor më të mirë, janë më optimist dhe më pozitiv, transmeton lajmi.net

4. Keni më shumë kohë për të ushtruar:

Të gjithë ne jemi të njoftuar për rëndësinë e ushtrimeve fizike në shëndetin tonë, andaj njerëzit që zgjohen herët kanë kohë që të ushtrojnë më shumë dhe kështu shëndeti i tyre do të jetë në rregull.

5. Përmirsoni gjumin tuaj: 

Njerëzit që e rregullojnë gjumin e tyre duke rënë në gjumë herët me kohë normale dhe duke u zgjuar herët, kanë gjumë më të mirë, e kështu duke e ditur rëndësinë e gjumit në performancën ditore kjo është shumë me rëndësi.

6. Keni më shumë kohë të lirë:

Nëse zgjoheni herët keni më shumë kohë të lirë që të largoheni nga stresi i punës ose i mësimit dhe kështu do të jeni më larg presionit dhe stresit.

Pasi i keni lexuar të gjitha përfitimet shëndetësore të zgjimit herët, pyetja që ju i bëni vetës është si të zgjoheni herët pasi gjumi juaj mund të jetë i çrregulluar tani.

Ja disa këshilla si të zgjoheni herët:

1. Mos bëni ndryshime shumë shpejt

2. Flini herët

3. Alarmin tuaj vendoseni larg shtratit

4. Jepni vetës arsye të mirë për t’u zgjuar

5. Jepni vetës një shpërblim si motiv për t’u zgjuar herët./lajmi.net