Nëse vjen ky futbollist, Sanchez largohet nga Arsenal

Arsene Wenger mund ta lejojë largimin e sulmuesit Alexis Sanchez, por vetëm me një kusht.

Merkato

03/10/2017 12:16

Arsene Wenger ka një kusht për shitjen e sulmuesit Alexis Sanchez, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Daily Star raporton se menaxheri i Arsenalit mund ta shesë Sanchezin nëse transferon yllin e Paris Saint-Germain, Julian Draxler.

Sanchez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Wenger bëhet gati për largimin e tij në janarin e vitit 2018.

Sanchez kërkohet nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/