Nëse vjen ky futbollist nga Real Madrid, Enrique bëhet trajner te Chelsea

Luis Enrique është favorit për angazhim te posti i ekipit të "Blues" në rast të largimit të Antonio Contes.

Sport

09/02/2018 09:52

Luis Enrique ka një kusht për emërimin në postin e menaxherit të Chelseas.

Ish trajneri i Barcelonës është favorit për angazhim te posti i ekipit të “Blues” në rast të largimit të Antonio Contes.

Por, “Don Balon” shkruan se Enrique kërkon një përforcim të ri nga Real Madrid për ta pranuar bankinën e ekipit kampion në fuqi të Premierligës, përcjell “lajmi.net”.

Enrique dëshiron ta sjellë në klub mesfushorin e Real Madridit, Marco Asensio. /Lajmi.net/