Nëse vetëm njëri sy shfaqet i kuq kur bëni fotografi, vizitojeni menjëherë mjekun!

Tumoret e hershëm të syrit janë pothuajse të pamundur të zbulohen, por disa njerëz kanë shpëtuar fëmijët e tyre falë fotografive dhe shkëlqimit të pazakontë të kuq të syve të tyre.

Lifestyle

08/08/2015 11:18

Nëse e shikoni një fotografi tuajën, apo një fotografi të dikujt tjetër, sidomos të fëmijëve, ku njëri sy është shfaqur i kuq nga blici i aparatit, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e retinoblastomës, apo një formë e kancerit të syrit.

Një nënë, e quajtur Naomi Whitmore, zbuloi përmes fotografisë një njollë të çuditshme në njërin sy të djalit të saj. Falë asaj fotografie, fëmija i saj ende është gjallë, transmeton Lajmi.net.

Pasi pa fotografinë dhe shkëlqimin e çuditshëm ngjyrë të kuqe në sy, ajo zbuloi këtë edhe në disa fotografi të tjera. Çfarë ajo zbuloi e befasoi atë dhe e frikësoi, ku më pas vendosi të takojë një doktor dhe i tregoi fotografitë për të cilat ajo shqetësohej.

Pasi doktori i pa fotografitë, ai menjëherë vërejti diçka të parregullt në syrin e djalit të saj. Pas testeve të ndryshme, u gjet se djali i saj, Harry, kishte 5 tumorë të vegjël në syrin e majtë.

Retinoblastoma është një kancer që përparon shpejtë dhe që zhvillohet në qelizat e retinës, dhe shkëlqimi i pazakonshëm i njërit sy në pothuajse shumicën e fotografive ishte një pasqyrim i tumorit.

Kjo fazë e hershme e tumorit është pothuajse e pamundur të zbulohet vetëvetiu, por nëna vërejti fotografitë e Herrit dhe dyshoi se kjo mund të jetë ndonjë sëmundje – që doli të ishte ashtu. Dhe nëse nëna nuk do e vërente këtë në fotografi, djali i saj ndoshta nuk do të ishte gjallë. (Lajmi.net)