Nëse vazhdon ngrohja globale, pasojat janë fatale

Dimri i kaluar ishte më i ngrohtë sesa ai i një viti më parë, gjithashtu dimri i një viti më parë ka qenë dukshëm më i ngrohtë sesa ai i vitit 2014 dhe kështu me rradhë.

Fun

21/05/2016 03:31

Administrata Amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës ka paraqitur këtë informacion me qëllim të njoftimit më të afërt me atë çfarë në realitet po ndodh, përcjell lajmi.net

Prilli ishte muaji i 12 me rradhë që kur studiuesit kanë filluar analizimin e temperaturës mesatare globale dhe asgjë nuk ka ndryshuar, temperaturat janë në rritje.

Me rritjen e temperaturës mesatare globale do të ndodhë shkrirja e akullnajave me ç’rast niveli i detit mund të rritet deri në 3 metra, pohojnë shkencëtarët.

Akullnajat “Toten”, sipërfaqja e të cilave është më e madhe sesa gjithë Kalifornia mund të shkrihen dhe saktësisht niveli i detit mund të rritet për 2,9 metra edhe pse ky proces mund të zgjasë disa qindra vite.

Antarktiku është vendi i akullnajave dhe pjesa lindore e saj është pjesa më e ndjeshme ndaj ngrohjes globale dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të shqetësohemi, ngase rrymat e nxehta të ujit mund të shkaktojnë shkrirjen e tyre.

“Toten”, është vetëm një nga akullnajat që gjenden në Antarktik, por rreziku është shumë i madh. Kjo zonë është më e madhja me akullnaja në botë dhe ndryshime të vogla mund të kenë ndikim të madh botëror”, tha profesori Martin Siegert.

Studimet tregojnë se ngrohja e vazhdueshme globale mund të ndikoj në përshpejtimin e shkrirjes së akullnajave që do të ketë pasoja fatale dhe do ta dërgojë tokën në rrugë pa kthim./lajmi.net