Nëse spinaqi nuk është i freskët, mund t’ju helmojë!

Edhe pse spinaqi nuk ka aftësinë t’iu bëjë të pathyeshëm ashtu siç tregohet nëpër filmat me kartonë për fëmijë, ai është padyshim shumë i ushqyeshëm dhe i shëndetshëm.

Lifestyle

01/05/2018 15:19

 

Nëse jeni nga ata që nuk e preferojnë spinaqin, duhet të mësoheni ta bëni pjesë të dietës suaj të përditshme sa më parë që të jetë e mundur, pasi përfitimet e tij shëndetësorë janë të pafundëm. Por, për të marrë këta përfitime duhet ta konsumoni atë në mënyrën e duhur, përndryshe mund t’ju helmojë.

Spinaqi është plot me vitamina dhe minerale, si vitaminat A,B,C, E, hekur, acid folik, kalium dhe mangan. Ai është një burim i shkëlqyer i lutein dhe zeaxanthin, të cilët bëjnë të mundur të parandalojnë sëmundje të ndryshme. Për këtë arsye duhet ta konsumoni në baza të rregullta për të mbrojtur veten nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Megjithatë, problemi ndodh kur spinaqi ringrohet! Kur ekspozohet në nxehtësi të lartë, nitratet e tij kthehen në nitrosamina, të cilat janë kancerogjene. Kështu, mos e ringrohni kurrë spinaqin ditën tjetër! Sigurohuni që ta konsumoni atë të freskët!