Nëse sot ndodh kjo, Argjentina eliminohet nga “Botërori 2018”

Argjentina në rrezik serioz të eliminimit nga "Kampionati botëror 2018".

Sport

22/06/2018 08:30

Argjentina është në pozitë të vështirë në Kampionatin botëror 2018.

Humbja nga Kroacia ka zbehur shanset e “Gauçosëve” për kualifikim nga faza e grupeve.

Nëse sot Islanda mposht Nigerinë, Argjentina do të jetë pothuajse e eliminuar nga gara, përcjell “lajmi.net”.

Në rast të fitores së Islandës, Argjentina duhet të fitojë me goleadë ndaj Nigerisë në xhiron e fundit dhe të shpresojë që Kroacia e mposht Islandën. /Lajmi.net/