Nëse shihni dikë me këtë tatuazh, as mos tentoni që t`i afroheni

Shumë persona preferojnë të bëjnë një tatuazh në lëkurën e trupit të tyre për të përcjellë një mesazh të fortë.

Fun

27/11/2017 08:10

Por, disa të tjerë guxojnë të pikturojnë trupin pasi janë të apasionuar pas tyre. Ata që vendosin të bëjnë një shenjë të caktuar për personin e zemrës apo për të afërmit e tyre janë të shumtë.

Edhe përse unazat gjenden zakonisht në gishtërinjtë tonë, tatuazhi i një spangoje të kuqe është bërë shumë i famshëm qysh nga përhapja e asaj se çfarë do të thotë ky tatuazh. Ky tatuazh mendohet se kuptimi i tij vjen nga Azia.Spangoja e Kuqe e Fatit, është një profeci e vjetër që beson se Zoti e lidh një spango të kuqe e cila nuk këputet asnjëherë, mes një personi dhe shpirtit binjak të tij/saj.

Ndaj nëse shikoni se një vajzë apo djalë që ka një tatuazh të tillë as mos tentoni t`i afroheni për ta joshur, pasi lidhja e dashurisë me personin e zemrës është shumë e fortë dhe nuk shkëputet.