Nëse Real Madrid e fiton Ligën e Kampionëve, klubi nga Serie A fiton 1.25 milionë euro

Inter do të përfitojë 1.25 milionë euro, nëse Real Madrid fiton trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

28/05/2016 12:16

Inter do të fitojë 1.25 milionë euro nëse Real Madrid e fiton sonte Ligën e Kampionëve.

Mesfushori Mateo Kovacic, futbollist i cili nga “Nerazzurrët” nënshkroi me “Los Blancos” në verën e vitit të kaluar, ka një dëmshpërblim që i sjell ekipit italian shumën e lartpërmendur nëse fiton trofeun e madh me skuadrën madrilene, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Real Madrid takohet në finale me Atletico Madridin, pikërisht në stadiumin e Interit, dhe Milanit.