Nëse Rama shkon në Beograd, UEFA e dënon Shqipërinë

Trajneri i FC Prishtinës, Bylbyl Sokoli beson se vizita e Kryeministrit TË Shqipërisë, Edi Rama në Beograd do t’i bëjë keq ekipit Kombëtar.

Sport

17/10/2014 22:15

Trajneri i FC Prishtinës, Bylbyl Sokoli nuk beson se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet ta vizitojë Beogradin.

Ai mendon se një vizitë e tillë do t’i bëjë dëm Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes së ndërprerë në Beograd të martën mbrëma për shkak të sulmit të tifozëve serbë ndaj futbollistëve të skuadrës kuqezi.

“”Unë mendoj se kjo vizitë do të minimizoj këtë shfrenim të popullit serb në këtë takim dhe unë mendoj që do të ketë direkt ndikim të drejtpërdrejt në epilogun e takimit”, deklaroi Sokoli për “RTK3”. UEFA do të vendosë rreth ndeshjes Serbi – Shqipëri më 23 tetor.