Nëse Qeveria nuk ndërhyn brenda dy muajve, KEK nuk do të këtë thëngjill për rrymë – Lajmi.net
Nëse Qeveria nuk ndërhyn brenda dy muajve, KEK nuk do të këtë thëngjill për rrymë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 16:58, 21 July 2017
Për shkak të mos shpronësimit 17 pronave në fshatin Shipitullë të Obiliqit, Korporata Energjetike e Kosovës –KEK rrezikon të shpenzojë stoqet e mbetura për prodhimin e energjisë elektrike, në minierën e Sibovcit.  

Kabineti qeveritar në largim e ka lënë për ditën e fundit kërkesën e KEK-ut për shpronësimin e disa pronave në Obiliq për nxjerrjen e thëngjillit. Qeveria ka miratuar sot vendimin që të shqyrtohen kërkesat për shpronësim për zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë. Shpronësimi i këtyre pronave bëhet me qëllim që t’i mundësohet KEK-ut të vazhdojë operimin e mihjes, përkatësisht nxjerrjen e qymyrit për qëllim të prodhimit të energjisë elektrike.

Lajmi.net ka mësuar se KEK-u ka stoqe të thëngjillit maksimalisht vetëm edhe rreth dy muaj.

Kryeministri në largim Isa Mustafa tha se shpronësimi i këtyre pronave është më shumë se emergjente. Ai madje tha se nëpër këtë zonë ka shumë shtëpi të pabanueshme.

Mustafa tha se KEK do të detyrohet të ndërpresë prodhimin e energjisë elektrike nëse nuk ndodh shpronësimi i pronave në fshatin Hade dhe Shipitull. Kjo për faktin se  shpronësimi në këto dy fshatra po pengon realizimin e projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevojat e KEK-ut

Skënder H. Bucolli, drejtor në Zyrën për marrëdhënie me publikun në KEK, ka fajësuar institucionet për neglizhencën që i akne bërë kërkesës së kahershme të KEK-ut. Ai nuk ka treguar për sasinë e rezerva të thëngjillit, por ka folur për gjithë rrjedhën e procesit.

“Si edhe opinioni tashmë është në dijeni, shumë kohë më parë, që nga viti 2013 KEK-u kishte filluar procedurat për shpronësim/zhvendosje, për ketë pjesë të fushës së licencuar për zhvillimin e mihjes, dhe me vendim të MMPH-së sipas KPZH ( Kornizës së Politikave të Zhvendosjes), duke synuar standardet më të larta ndërkombëtare në këtë fushë. Që nga viti 2013 e deri sot në vazhdimësi, të gjitha institucionet relevante dhe palët kryesore të interesit në vazhdimësi (duke përfshi Qeverinë e Republikës se Kosovës, Komunën, Bankën Botërore, etj), ishin të njoftuara nga KEK-u rreth rrjedhave dhe ngecjeve në këtë proces, ju ishte kërkuar ndihmë për të evituar bllokadat, ishin paralajmëruar në vazhdimësi për aktivitetet ilegale si dhe rreth rrezikut për rritje të kostos dhe për ndalje të prodhimit”, ka thënë Bucolli për lajmi.net.

Ai thotë se, përkundër njoftimeve dhe alarmimeve të përhershme nga ana e KEK-ut, për shkak të neglizhencave të vazhdueshme të institucioneve (inspektorateve kompetente), në këtë zone ka pasur aktivitete ilegale të ndërtimeve të egra, jo për jetesë por për qëllime spekulative të përfitimit. “Si rrjedhim i këtyre veprimeve, jo vetëm se kemi ngecje të procesit të zhvendosjes dhe rrezikim të prodhimit, por kemi dëmtim direkt edhe të banorëve legjitim të asaj zone. Për më keq, si pasojë e mos veprimit të inspektorateve përkatëse (edhe pse kishin informacione të sakta), ndërtuesit ilegal kishin duart e lira të veprojnë të qetë, me ç‘rast përmes manipulimit të banorëve legjitim, nuk ishte lejuar incizimi objekteve dhe qasja në lagje të tëra, derisa ndërtimet e egra për qellim përfitimi vazhdonin me një hovë të shtuar”, tregoi tutje Bucolli.

Zëdhënsi i KEK-ut thotë se, si shenjë e vullnetit të mirë të KEK-ut, për ti dhenë hapësirë arritjes së marrëveshjeve miqësore me banorët e afektuar, që nga korriku i vitit 2016, kishte filluar ndalja e ekskavatorëve që punojnë në zbulimin e qymyrit, por se, përkundër kësaj, nga korriku vitit kaluar deri më tani, Termocentralet e Kosovës ishin furnizuar nga rezervat e qymyrit që ishin zbuluar më herët.

“Sido që të jetë, për shkak të ndërprerjes së punës në hapjen e mihjes në drejtim të fshatit Shipitullë, këto rezerva tashmë janë duke u shpenzuar.  KEK është duke analizuar në vazhdimësi situatën rreth rezervave aktuale, por afati i shpenzimit të tyre varet tani kryekëput nga ekspeditiviteti i institucioneve përgjegjëse në kryerjen e detyrave të tyre për të zhbllokuar situatën dhe lejimin e menjëhershëm për qasje në zonën e përcaktuar për zhvillimin e mihjes”, tregoi tutje ai.

Para pakë ditësh, nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka alarmuar për harxhimin e stoqeve të mbetura për prodhimin e energjisë elektrike, në minierën e Sibovcit, për shkaqe të mos shpronësimit të 8 shtëpive në fshatin Shipitullë, për vazhdimin e minierës.

Sipas tij, stoqet do të harxhohen më së largu të premten dhe për pasojë do të kenë ndalimin e prodhimit të energjisë elektrike, ka shkruar Abrashi në facebook.

“Për mosveprim institucional në shpronësimin e 8 shtëpive, fillimisht në fshatin Shipitullë, për vazhdimin e minierës se Sibovcit, do të harxhohen stoqet e mbetura dhe do të ndalet prodhimi i energjisë elektrike. Gjendja është alarmante, rrezikohet siguria e furnizimit me energji e me atë edhe siguria nacionale. Kjo pritet të ndodh ditën e premte, ndërkaq institucionet përgjegjëse çuditërisht heshtin!”, shkruan nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, në Facebook./

Zvarritja e shpronësimit të këtyre pronave ka qenë njëra prej arsyeve që Nisma për Kosovë kishte përmendur në mocionin për rrëzim të qeverisë së Kosovës, i cili ishte votuar edhe nga deputetet e PDK-së./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper