Nëse pini duhan gjatë shtatzënisë, ju do të keni një fëmijë që…

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë rritë rrezikun që fëmija të bëhet kriminel kur të rritet, thotë një studim.

Lifestyle

07/08/2015 12:28

Gratë të cilat pijnë duhan gjatë shtatzënisë, kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë të cilët angazhohen në sjellje kriminale në vitet e tyre të adoleshencës, ka gjetur një studim australian.

Hulumtimi në sjelljet antisociale përgjatë 13 viteve, që përfshiu 5,000 familje australiane gjeti se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë herë pas here ose më shpesh ishte një ‘faktor i rëndësishëm’ rreziku për aktivitet kriminal.

Studimi nga Instituti Australian për Studime Familjare gjithashtu theksoi se fëmijët që jetojnë në zona të pasura nuk kishin më shumë gjasa që të angazhohen në veprimtari kriminale.

Forma më e zakonshme e sjelljes delikuente ishte vjedhja, dëmtimi i pronës, të qenurit përtac në shkollë dhe rrahja me të tjerët. (Lajmi.net)