Nëse nuk trajtohen fryrja e barkut dhe lodhja, ju mund të përfundoni në këto dy sëmundje

Me një karrierë të zënë si menaxhere, Corrina Towers ndjehej e lodhur pas çdo fundi të ditës.

Lifestyle

22/01/2019 16:54

Por duke udhëtuar nga puna në shtëpi një mbrëmje papritur u ndje shumë të lodhur për të vazhduar – pavarësisht se ishte vetëm 20 minuta nga shtëpia, transmeton lajmi.net.

Përveç lodhjes së vazhdueshme, Corrina gjithashtu zhvilloi osteoartriti në të dy gjunjët në mesin e të 30-ave – dekada përpara se sëmundja të zhvillohej normalisht – dhe duronte pothuajse bllokim të vazhdueshëm të barkut dhe siklet në të.

Megjithatë, në të 40-at e saj, Corrina, grua e martuar me pesë fëmijë, zbuloi se vuajtjet e saj ishin për shkak të një gjendje të fshehur të trashëguar të quajtur hemakromatis gjenetik.

Mjekët besojnë se shumë njerëz si Corrina nuk janë diagnostikuar, dhe si rezultat, mijëra prej tyre kanë dëmtime të pakthyeshme, siç janë artriti në nyje, diabeti i tipit 2, madje edhe sëmundja fatale e mëlçisë.

Hemakromatiti është një gjendje ku nivelet e hekurit në trup grumbullohen në nivele të rrezikshme. /Lajmi.net/