Nëse nuk paguani tre fatura radhazi, nuk mund t’i kryeni këto shërbime

Që nga janari i vitit 2018, Komuna e Prishtinës ka reformuar sistemin e menaxhimit te mbeturinave, me qëllim që të ketë shtrirje më të madhe në terren ky shërbim si dhe të rritet efikasiteti.

Lajme

26/09/2018 13:29

Në kuadër të kësaj reforme, qytetarët faturohen një herë në tre muaj, dhe pagesën mund të bëjnë në Komunë, në Postë, si dhe në institucione financiare.

Pagesa për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, është obligim për secilën amvisëri dhe secilin biznes. Rregullorja komunale parasheh masat që ndërmerr Komuna ndaj atyre që nuk janë të rregullt me pagesa.

Kushdo që nuk i paguan 3 fatura radhazi, nuk mund të merr shërbim në:

– Drejtorinë për Kadastër;

– Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit;

– Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim;

– Drejtorinë për Financa;

– Drejtorinë për Pronë;

– Drejtorinë për Inspekcion;

– Zyrën për Prokurimit.