Nëse nuk ndodhë kjo gjë, Icardi i bashkohet gjigantit të La Ligas

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga Mauro Icardi.

Sport

09/10/2018 19:25

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, gjendet në krye të listës së kandidatëve që po vëzhgohen nga Real Madrid për afatin kalimtar të dimrit.

Emri i sulmuesit të Interit vjen menjëherë pas Eden Hazard, me të cilin Florentino Perez dëshiron të nënshkruajë në janar.

Interesimi i Real Madridit për Mauro Icardit ekziston prej kohësh, me sulmuesin e Interit që garanton gola përballë Benzemas, që është rikthyer në ‘vetvete’ pas një fillim sezoni të mirë.

Icardi këtë sezon në fanellën e Interit ka shënuar pesë gola, tri në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/