Nëse nuk ndodh kjo, Ronaldo do të largohet nga Real Madrid

Cristiano Ronaldo dëshiron të ketë pagë të njëjtë me Neymarin në Paris Saint-Germain dhe Leo Messi te Barcelona.

Sport

27/09/2017 15:37

Cristiano Ronaldo ka një kusht për vazhdimin e kontratës në Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se sulmuesi portugez ka kërkuar rrogë prej 25 milionë euro, përndryshe nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Santiago Bernabeu.

Ronaldo dëshiron të ketë pagë të njëjtë me Neymarin në Paris Saint-Germain dhe Leo Messi te Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo spekulohej me largim nga klubi gjatë verës por në fund qëndroi te skuadra e “Los Blancos” edhe për edicionin e ri. /Lajmi.net/