Nëse një mashkull ndryshon sjelljet është duke ju tradhëtuar!

Meshkujt që mashtrojnë kanë disa sjellje tipike, të cilat gratë mund t’i kuptojnë lehtësisht.

Fun

29/03/2018 23:43

Ja cilat janë ato:

1-Ndryshon sjelljen papritmas. Nëse nuk është më komunikues si më parë ka humbur interesin ndaj jush dhe e ka hedhur vëmendjen e tij gjetkë.

2-E tepron me përkujdesjen. Disa meshkuj kur tradhtojnë tregohen më të dashur e të kujdesshëm me partneret e tyre. Kjo ndodh sepse mund t’i vrasë ndërgjegjja, transmeton Gazeta Express.

3-Kërkon privatësi. Teknologjia mund ta tradhtojë partnerin tuaj nëse është duke ju mashtruar. Nëse vini re se nervozohet kur i përdorni telefonin ose e ka të siguruar atë me fjalëkalim, kjo është një shenjë se ai diçka po ju fsheh. Mund të ndodhë edhe që të mos ju lejojë më të përdorni telefonin e tij apo pajisje të tjera elektronike personale.

4-Është gjithmonë i zemëruar ose i mërzitur. Burrat që mashtrojnë gradualisht heqin dorë nga dëshirat që kanë me të dashurën e tyre. Ata zemërohen edhe për gjënë më të vogël.

5-Kërkon falje për vonesa në shtëpi. Meshkujt që vijnë në shtëpi vonë ose largohen herët prej shtëpisë mund të fshehin një marrëdhënie jashtëmartesore.

6-Merr mesazhe gjithmonë, pa marrë parasysh orën. Kjo është shenjë e qartë që po flet me dikë tjetër.