Nëse nëna nuk do kishte gënjyer, asnjë mjek nuk do e kishte sjellë në jetë këtë vajzë (FOTO)

Edhe vetë mjekët mendojnë se kjo histori është një mrekulli. Kur lindi e vogla Amillia, askush nuk mendonte se do mbijetonte. Por ndodhi e pamundura, një rekord botëror. Në vitin 2006, në një ditë vjeshte, Amillia lindi në një spital në Miami, SHBA. I gjithë qyteti mbeti pa fjalë… një gjë e tillë nuk ishte…

Lifestyle

23/01/2016 04:28

Edhe vetë mjekët mendojnë se kjo histori është një mrekulli. Kur lindi e vogla Amillia, askush nuk mendonte se do mbijetonte. Por ndodhi e pamundura, një rekord botëror.

Në vitin 2006, në një ditë vjeshte, Amillia lindi në një spital në Miami, SHBA. I gjithë qyteti mbeti pa fjalë… një gjë e tillë nuk ishte parë kurrë në asnjë vend të botës.

Amillia lindi me operacion, ndërsa nëna e saj ishte vetëm 21 javëshe shtatzënë dhe në atë fazë zhvillimi, rasti mund të cilësohej abort.

Ishte afërsisht 10 centimetër e gjatë dhe peshonte pak më shumë se gjysmë kilogrami. Një trup delikatë dhe i brishtë… por Amillia mbijetoi!

Prindërit e saj Eddie dhe Sonja Taylor, e kishin dëshiruar prej kohësh një fëmijë. Por deri në atë moment nuk kishte qenë shumë e thjeshtë për Sonjën që të mbetej shtatzënë. Dy bashkëshortët vendosën t’i nënshtroheshin një farëzimi artificial dhe pas një pritje të gjatë, më në fund dëshira e tyre dukej se po plotësohej.

Por gëzimi i madh i tyre u transformua shumë shpejt në frikë. Komplikacionet e para u shfaqën në muajin e tretë të shtatzënisë të Sonjës, kur një infeksion në mitër nuk linte zgjidhje.

Mjekët duhet të bënin lindjen, për të mbrojtur jetën e nënës. Në këtë moment Sonja gënjeu, tha se ishte në javën e 24 të shtatzënisë, kur në të vërtetë ishte vetëm 21 javëshe.

Por ndonëse mjekët thoshin se e vogla nuk do ia dilte dhe do ndërronte jetë pak orë pas lindjes, ajo ia doli, duke u bërë foshnja më e vogël që ka mbijetuar në të gjitha kohërat nga një lindje e parakohshme. Me fjalë të tjera, një rekord botëror.

Një infermiere kujton se, “Thjesht nuk mund ta besonim. Amillia tentoi të bërtiste pas lindjes. Gjithçka vetëm 21 javësh e gjashtë ditësh”.

Një shtatzëni normale zgjat nga 37 deri në 40 javë. Jeta e Amillia ama, ka qenë e vështirë qysh në fillim. Në javët e para, nuk lejohej që prindërit ta preknin, por vetëm ta shikonin përmes një dritareje. Vetëm pas dy muajsh në terapi intensive, erdhi momenti, Sonja mund të merrte për herë të parë në duar vajzën e saj.

Falë përkushtimit dhe kurave të mjekëve dhe veçanërisht të prindërve të saj, Amillia, arriti të zhvillohej normalisht. Tashmë nëna e saj thotë me ironi, “Ndonjëherë më duket edhe paksa e shëndoshë”.

Pak kohë më vonë, Amillia u bë me një motër, pasi Sonja dhe Eddie birësuan një vajzë.

“Patëm një fat të jashtëzakonshëm, duam që të kthejmë diçka mbrapsht”, tregon gruaja.

Amillia ka kaluar çdo gjë dhe është shembulli i gjallë se si gjërat e pamundura mund të kthehen në realitet./noa.al\

12606767_1127209230630942_578513382_n 12570929_1127209190630946_8006460_n 12570950_1127209213964277_296850169_n 12570965_1127209167297615_1900265058_n 12571093_1127209143964284_1295975202_n 12584008_1127209193964279_111407093_n