Nëse ndodh kjo, Pogba largohet nga Man Utd

Paul Pogba mund të nxirret në shitje nga Manchester United.

Sport

23/05/2018 07:23

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United.

Mediat italiane raportojnë se ish skuadra e tij, Juventus, është e interesuar për rikthimin e tij në Torino, gjatë afatit kalimtar të verës.

Madje, “Bianconerët” shpresat i kanë tek menaxheri Mino Raiola nga i cili presin të ushtrojë presion ndaj klubit nga Old Trafford për shitjen e Pogbas, përcjell “lajmi.net”.

Nëse Raiola e bind Unitedin ta nxjerrë në shitje Pogban, mesfushori mund të rikthehet sërish te skuadra kampione nga Serie A. /Lajmi.net/