Nëse ndodh kjo, Ozil nënshkruan kontratë të re në Arsenal

Mesut Ozil ende ka mundësi të nënshkruajë kontratë të re në Arsenal.

Sport

08/11/2017 07:33

Mesut Ozil ka një kusht për vazhdimin e kontratës në Arsenal.

Mesfushori gjerman ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes me klubin londinez.

Por, ende nuk janë shuar shpresat për vazhdimin e qëndrimit të tij në Emirates Stadium.

‘The Sun’ raporton se Ozil mund të nënshkruajë kontratë të re me “Gunners” nëse merr fanellën me numrin 10 nga Jack Wilshere, përcjell “lajmi.net”.

Ozil është i fiksuar pas numrit 10 dhe dëshiron ta ketë edhe në Arsenal. /Lajmi.net/