Nëse ndodh kjo, Man Utd e shet De Gean në Real Madrid

Ekziston një skenar për shitjen e David de Geas në Real Madrid.

Sport

08/06/2018 10:59

Man Utd ka një kusht për shitjen e David de Geas në Real Madrid.

“Diario Gol” raporton se “Red Devils” do ta largojnë spanjollin vetëm nëse arrijnë marrëveshje për blerjen e Jan Oblak nga Atletico Madrid.

Mirëpo, blerja e Oblak nuk do të jetë aspak e lehtë, përcjell “lajmi.net”.

Atletico Madrid kërkon mbi 80 milionë euro për shitjen e Oblak, gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/