Nëse ndodh kjo, lamtumirë Paris Saint-Germain

"L'Equipe" raporton se humbjet e fundit kanë rikthyer në dyshim pozitën e trajnerit Unai Emery.

Sport

07/12/2017 09:14

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi është i pakënaqur me paraqitjet e skuadrës në javët e fundit.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se humbjet e fundit kanë rikthyer në dyshim pozitën e trajnerit Unai Emery.

Në fakt, nëse PSG nuk luan më mirë në javët e ardhshme, nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të trajnerit, përcjell “lajmi.net”.

PSG u mposht në mesjavë nga Bayern Munich me rezultat 3:1 në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/