Nëse ndodh kjo, Isco largohet nga Real Madrid

Isco mund të largohet nga Real Madrid.

Sport

08/02/2018 13:05

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle AS, Zinedine Zidane ka vendosur që të nxjerrë në shitje mesfushorin me tipare sulmuese, 25-vjeçarin Isco.

Talenti spanjoll duket se nuk bën pjesë në planet afatgjata të teknikut francez të madrilenëve kjo është vënë re edhe në aktivizimet e tij të pakta me galaktikët.

Zidane duket se nuk është kënaqur nga impenjimi që fantazisti spanjoll ka treguar si në stërvitje, ashtu edhe gjatë ndeshjeve, raporton gazeta sportive spanjolle “AS”, transmeton “Top Channel”.

Sigurisht kjo do të ndodhë vetëm nëse Zizu do të vijojë të jetë në drejtimin e madrilenëve edhe për sezonin e ardhshëm, pasi rezultatet e fundit kanë filluar t’i lëkundin stolin trajnerit që vetëm një vit më parë u dha galaktikëve një sukses të trefishtë.

E nëse do të vijojë të qëndrojë në Madrid, Zidane e ka një emër që do e dëshironte në ekip, e ai është Eden Hazard.