Nëse ndodh kjo, Icardi largohet nga Inter

Inter mund të mbetet pa sulmuesin kryesor, Mauro Icardi.

Sport

12/01/2018 07:38

Mauro Icardi ka një kusht për qëndrim në Inter, përtej këtij sezoni.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Giuseppe Meazza nëse skuadra milaneze nuk kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Inter i ka bërë gati kontratë të re me kushte të përmirësuara financiare.

Por, Icardi kërkon garanci sportive për ta konfirmuar të ardhmen e tij në Inter, pas interesimit për transferimin e tij nga Real Madrid. /Lajmi.net/