Nëse ndodh kjo gjë, shkarkohet Sarri

Maurizio Sarri rrezikon të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Chelsea, nëse humb finalen e së dielës kundër Manchester Cityt në EFL Cup.

Sport

19/02/2019 16:39

Sipas ‘The Guardian’, Sarri do të jetë në bankinën e Chelsea për ndeshjen e së enjtes kundër Malmos në Ligën e Evropës.

Chelsea në fillim të muajit shkurt janë mposhtur 6:0 nga Manchester City në ‘Etihad Stadium’, për një nga humbjet më të thella në histori të tyre, ndërsa në fundjavë janë eliminuar edhe nga FA Cup, duke u mundur 0-2 nga Manchester United në ‘Stamford Bridge’.

Presidenti i Chelsea, Roman Abramovich, vendimin përfundimtar për të ardhmen e Sarrit pritet të marrë pas ndeshjes të së dielës kundër Manchester City.

Chelsea të dielën zhvillon finalen e EFL Cup ndaj skuadrës së Pep Guardiolas, dhe një humbje eventuale në këtë ndeshje, do të shënonte edhe fundin e italianit në Londër./Lajmi.net/