Nëse ndodh kjo gjë, Ronaldo thyen rekord të madh në ‘Camp Nou’

‘Penaldo’ është emri që më së shpeshti e përdorin tifozët e Lionel Messit për Cristiano Ronaldon, me arsyetimin se shumë gola shënon nga penalltia.

Sport

28/11/2016 00:03

Por, Ronaldo pikërisht kundër Barcelonës javën tjetër, mund të hyjë në histori të La Ligas, duke barazuar rekordin e të madh Hugo Sanchez, që ka shënuar më së shumti penallti në histori të kampionatit spanjoll.

Sanchez gjatë karrierës së tij te Real Madridi, Atletico Madridi dhe Rayo Vallecano, ka arritur të shënoi 56 gola nga penalltitë, ndërsa pas tij vjen Ronaldo me 55 penallti.

Portugezi këtë rekord mund ta arrijë në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës, nëse Reali arrin të fitojë penallti dhe ta shndërroj në gol.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.