Nëse ndodh kjo, Di Francesco shkarkohet nga Roma

Roma duhet t'u kthehet fitoreve, për ta shpëtuar trajnerin Di Francesco.

Sport

25/09/2018 11:12

Roma hyn në një javë që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Eusebio di Francesco.

“Corriere dello Sport” shkruan se skuadra duhet t’u kthehet fitoreve, për ta shpëtuar trajnerin Di Francesco.

Roma ka hyrë në përgatitje para duelit të radhës ndaj Frosinones, përcjell “lajmi.net”.

Nëse skuadra nuk fiton as ndaj Frosinones, Di Francesco mund të shkarkohet nga posti i trajnerit te Roma. /Lajmi.net/