Nëse martoheni para kësaj moshe rrisni shanset për divorc

Dashuria nuk njeh moshë, e vitet e janë vetëm numra!

Fun

28/07/2018 11:49

Të paktën kështu thonë të dashuruarit, por si gjithmonë kjo tezë hidhet poshtë nga shkencëtarët. Sipas një studimi të fundit dhe një teorie matematikore të quajtur Rregulli 37% mësohet se mosha ideale për të gjetur partnerin e jetës është 26 vjeç. teoria e zhvilluar nga shkencëtari Tom Griffiths dhe gazetari Brian Christian, del në përfundimin se kjo është mosha kur shumica e njerëzve arrijnë të marrin vendime të duhura,transmeton living.al.
Në këtë pikë femrat dhe meshkujt arrijnë të diferencojnë dhe janë të aftë të përzgjedhin në mënyrë afatgjate
Por traditat e martesës ndryshojnë nga kultura në culture dhe sociologët, po vënë re disa ndryshime të cilat duket se po prekin të gjithë të rinjtë pavarsisht vendit ku ndodhen, gjuhës që flasin apo fesë që praktikojnë. Njerëzit po martohen pas dekadës së tretë të jetës, pasi bashkëjetesa apo fejesa po merr gjithnjë e më shumë rëndësi.
Me sa duket, shumica e çifteve po dalin për një kohë më të gjatë me njëri tjetrin për t’u njohur dhe për t’u bindur se janë me personin e duhur në krahë.
Në Mbretërinë e Bashkuar njerëzit dalin për rreth 5 vite para se të martohen.
Për çiftin modern, është mëse normale të bashkëjetosh pas 17 muajsh takimes, 22 muaj para se të fejohesh dhe dhe pas 20 muajsh fejesë të martohesh.
Mosha mesatare e femrave dhe meshkujve që martohen ka ndryshuar shumë nga viti 1971 dhe nëse 46 vjet më parë, nuset martoheshin rreth moshës 22 vjeç tani atop resin deri në të 30-at e tyre. Ndërkohë kjo moshë ka ndryshuar për meshkujt nga mosha 24 në 33.
Numri i ceremonive që po zhvillohen çdo vit po rritet me 2.7 për qind dhe të porsamarturit e anketuar thanë se do të rekomandonin të martoheshin pasi ky hap e ka bërë lidhjen e tyre më të fortë. Më shumë se 90 për qind e pjesëmarrësve thanë se ndjehen më pak presion për t’u martuar se gjenerata e prindërve të tyre.