Nëse Liverpool fiton Ligën e Kampionëve, ja çfarë do të bëjë Coutinho

Philippe Coutinho mund ta fitojë medaljen e kampionit nëse Liverpool fiton trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

26/05/2018 12:29

Është një spektator jashtëzakonisht i interesuar për finalen e Kievit mes Real Madridit dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Bëhet fjalë për Philippe Coutinhon i cili mund të marrë medaljen e fituesit për edicionin 2017/18 duke u bërë futbollisti i vetëm i cili fiton “Tripletën”, gjatë këtij sezoni.

Coutinho filloi sezonin me fanellën e Liverpoolit andaj në rast të triumfit të “Reds”, do të shpallej edhe ai kampion i Evropës, pas triumfit në La Ligë dhe Copa del Rey me ekipin e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Coutinho u largua nga Liverpool për në Barcelonë për 150 milionë euro.

Në gjashtë muajt e parë të karrierës me ekipin katalan ai ka realizuar 10 gola dhe 6 asistime në 22 ndeshje.

Ai mund ta mbyllë sezonin me një tjetër titull të rëndësishëm në rast të fitores së Brazilit në Kampionatin botëror 2018. /Lajmi.net/