Nëse largohet Skriniar, Inter transferon mbrojtësin e rivalit nga Serie A

“Nerazzurrët” kanë identifikuar pasardhësin e Milan Skriniar.

Sport

10/02/2018 11:48

Milan Skriniar mund të largohet nga Inter, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te skuadra milaneze pas transferimit në klub nga Sampdoria, në verën e vitit të kaluar.

Por, në rast se Skriniar kalon te ndonjë prej top klubeve të Evropës,

“Nerazzurrët” kanë identifikuar pasardhësin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Inter për zëvendësues të Skriniarit ka vendosur ta lë në pritje mbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij. /Lajmi.net/