Nëse largohet nga Tottenham, ky do të jetë ekipi i ri i Eriksenit
Christian Eriksen vazhdon të zgjojë interesim për largim nga skuadra e Tottenham Hotspur.
Sport
Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
“Don Balon” raporton se “Los Blancos” kërkojnë një mesfushor të ri kreativ në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk dëshiron të presë deri në janar për të sjellë një tjetër emër të madh, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, ai do ta tentojë blerjen e reprezentuesit danez para përfundimit të gushtit. /Lajmi.net/