Nëse largohet nga Real Madrid, ky mund të jetë klubi i ri i Modricit

Arsenali thuhet se e ka interesimin më konkret për Modricin dhe pritet ta bëjë edhe ofertë gjatë ditëve.

Sport

15/03/2018 10:30

Mediat spanjolle raportojnë se Arsenali po mendon transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modricin, për të cilin ka gati edhe ofertën.

Është vet ish-kipi i tij, Tottenham,i cili ka shprehur interesim për të, ndërsa interesim për 32-vjeçarin kanë shprehur edhe Liverpooli dhe gjiganti italian, Juventusi.

Megjithatë, skuadra e Arsene Wengerit, Arsenali thuhet se e ka interesimin më konkret për Modricin dhe pritet ta bëjë edhe ofertë gjatë ditëve. Ku sipas Don Balon, Arsenal ka gati ofertën prej 54 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh për Modricin.