Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Casemiros

Casemiro ka ofertë për largim nga Real Madrid.

Sport

17/04/2018 09:56

Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Casemiro.

Klubi i pasur francez kërkon një mesfushor të ri si zëvendësim për Thiago Mottan.

Dhe, e përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se PSG ka identifikuar Casemiron si përforcimin e duhur në Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.

Por, largimi i Casemiros nga Real Madrid nuk do të jetë aspak i lehtë sepse ylli brazilian është një prej futbollistëve kryesorë te formacioni i trajnerit, Zinedine Zidane. /Lajmi.net/