Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë ekipi i ri i Zidanes

Zinedine Zidane kërkohet nga PSG si pasardhës të Unai Emery.

Sport

22/03/2018 08:15

Zinedine Zidane ka ofertë për largim nga Real Madrid.

Trajneri francez është shndërruar në objektiv të Paris Saint-Germain për sezonin e ri.

‘El Chiringuito’ raporton se Zidane kërkohet nga PSG si pasardhës të Unai Emery i cili pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij stinori, përcjell “lajmi.net”.

Madje, thuhet se PSG tashmë i ka bërë gati kontratën Zidanes në mënyrë që ai të largohet nga Santiago Bernabeu duke u rikthyer në vendlindjen e tij. /Lajmi.net/