Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë ekipi i ri i Kroosit

Toni Kroos vazhdon të zgjojë interesim për largim nga Real Madrid.

Sport

19/09/2018 09:12

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shtuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos.

“Don Balon” raporton se reprezentuesi gjerman vazhdon të jetë objektiv i klubit nga Etihad Stadium.

Guardiola e konsideron Kroosin si përforcim ideal për ekipin kampion në fuqi nga Premierliga, përcjell “lajmi.net”.

Nëse largohet nga Santiago Bernabeu, Kroos me shumë gjasë mund të bashkohet me Guardiolën te skuadra e Manchester Cityt. /Lajmi.net/