Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë ekipi i ri i Benzemas

Napoli ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Sport

10/07/2018 10:10

Karim Benzema ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij në Real Madrid.

Sulmuesi francez mund të nxirret në shitje nga “Los Blancos”.

Kurse, mediat italiane parashikojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A.

Napoli ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri Carlo Ancelotti dëshiron të ribashkohet me Benzeman te skuadra nga Stadio San Paolo. /Lajmi.net/